MENU
klinika

“U fut në det për tu larë dhe nuk doli më”

Gjendet turisti polak pas denoncimit të 29-vjeçares, policia jep detajet

28.06.2022 - 08:00

Është gjetur turisti polak i cilin u denoncua i zhdukur nga një 29-vjeçare nga Polonia. 29-vjeçarja ka kërkuar ndihme pasi shtetasi polak 74-vjeç është futur në det në Ksamil dhe nuk ka dalë më.

Policia e Sarandës, ka njoftuar se shtetasi polak 74-vjeç është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Sarandë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë.