MENU
klinika

Poet universal

Gjeniu! Vagabondi amerikan me shpirt të lirë!

01.06.2022 - 11:11

      “Nëse nuk më gjen menjëherë, mos u dekurajo, nëse nuk më gjen në një vend, më kërko në një vend tjetër, diku kam ndaluar dhe po të pres”.

Walt Witman, poeti, shkrimtari, infermieri dhe gazetari amerikan lindi më 31 maj 1819 dhe vdiq më 26 mars 1892. Witman vuajti censurën dhe mori kritika të ashpra për librin “Fije bari”, pasi seksualiteti i shfaqur qartazi në vargjet e tij, nuk u prit mirë asokohe./Konica.al

Çfarë paradoksi! Të gjithë filluan ta nderojnë Walt Whitman-in, kur poetin e kishte leqendisur paraliza. Gjeniu erotik, vagabondi brilant, heroi i hallakatur i luftës civile i rrëfyer në Drum-Taps”, ishte një copë mishi inerte ose aty afër, në bardo i mbërthyer më shumë nga karrigia me rrota sesa nga froni, nga dobësia sesa nga aureola me dafina. Moskuptimi, akuzat për lapërdhi, urdhërimi për shkarkim, pas disa muajsh, në 1865, nga sekretari fanatik i brendshëm, senatori James Harlan, mjekra e bardhë, e stërmadhe, gjestet e pjesshme, epigrafike, i dhanë Whitmanin një profil homerik, një thellësi e pashprehur. Paraliza, që e goditi në 1873, e  justifikoi disi dhe e shndërroi në shenjtor, qendër të identitetit kombëtar, kurse shtëpia në Camden, Nju Xhersi – fillimisht mysafir i të vëllait George, më pas në “28 Mickle Street” – kërthiza e botës, streha e të dëbuarve, pre e bisedimeve ekstreme, një Eden në restaurim. 

Nga ana tjetër, shkruante Harold Bloom: “Whitman është në të njëjtën kohë Adami dhe Krishti, Adami i Vjetër dhe i Ri… është e vështirë të vazhdosh me Whitman-in: ai vazhdimisht na rri përbri dhe na tejkalon… Asnjë amerikan tjetër, si ai, nuk është poet universal, i cili i mbijeton përkthimeve dhe rishikimeve radikale”. Ndërkohë, koleksioni legjendar “Fije bari”, i botuar në 1855, në Angli harlisja e poetit vlerësohej më shumë se në shtëpi, “por ,kurrë nuk jam penduar për udhëtimin tim solo”./Konica.al

Në 1882, edhe Oscar Wilde zbarkoi në Camden: shtypi ishte në delir: “Unë mendoj se zoti Whitman është një nga njerëzit më të mrekullueshëm dhe më energjik që ka jetuar ndonjëherë. Ai është pa dyshim, njeriu më modest dhe më i fuqishëm që kam takuar ndonjëherë në gjithë jetën time. Ekscentrik. Nuk është. E pamundur të gjykosh njerëzit e mëdhenj, me metrin e fjalëve banale”. (Oscar Wilde)

Wilde e quajti atë “njeri i nderuar”; ia zgjidhi mjekrën, preferuan verën; esteti mbeti i mahnitur nga shtëpia e matur dhe e vrazhdë në të cilën jetonte poeti.

Varfëria, një konstante në jetën e Whitman-it, kishte tipare diellore. […] Witman ishte një ekspert. Një nxënësi i tij, Carl Sadakichi Hartmann, shkroi një kujtim të paharrueshëm: “Biseda me Walt Witman”, të realizuara gjatë gjithë jetës. Së fundi, “Kritikat, abuzimet, shpifjet që e kishin munduar, i mbuloi heshtja; erdhën të gjithë ta uronin, ta mbulonin me lëvdata. Dhe i madhi shikoi përreth, i habitur, u ndje i devotshëm, i mëshirshëm, i fali të gjithë…”. Fjalët e fundit nga Witman ishin: “Tani është me re, ndoshta do të kalojë” – që nxënësi e përshkruan “si një ditë vere përgjatë fushave, jashtë ose në oqean”.

Pamatësia ishte karizma e poetit, një trazim shkëndijash, që të pret buzët dhe i shndërron në një masë amuletesh. Witman ishte ati i vargjeve të lira, madje konsiderohet një nga shkrimtarët amerikanë më me ndikim ndonjëherë.

Poezitë e tij përcillnin pasion, eufori dhe gëzim, flisnin për dashurinë, seksualitetin, natyrën dhe entuziazmin për jetën. Mbi të gjitha, ai ishte një humanist, që besonte te liria dhe, me trashëgiminë e tij poetike, frymëzoi jo pak breza. Walt Witman qe në gjendje të na jepte vepra unike e të jashtëzakonshme, që kanë shënuar përgjithmonë historinë e letërsisë. Ai krijoi një poezi të re, për një popull të ri, por fare pak e kuptuan./Konica.al

 

Epigram

 

Eja, tha Shpirti im,
Të tilla vargje për Trupin tim të shkruajmë, (se ne jemi një,)
Që kur mbas vdekjes të kthehem padukshëm,
A, larg, larg prej këndej, në sfera të tjera,
Atje me ndonjë grup shoqsh psalme të rinis,
(për dheun e Tokës së pluguar, pemët, erërat, dallgët e trazuara,)
Gjithmonë me një qeshje të gëzuar do qëndroj,
Gjithmonë dhe përgjithmonë vargjet të zotërojnë – porsi, më parë, unë këtu dhe tani,
Duke kënduar për Shpirtin dhe Trupin, ju jap atyre emrin tim,
Walt Whitman

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Poeti i lirisë

Individi është kombi?

Neruda-dashuria-trishtimi

Poezia përçmon tiranët


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen