MENU
klinika

Rikthehet spektakli i talenteve

Gjithçka që duhet të dini deri tani për “X Factor”

08.06.2022 - 11:00

Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë adhuruesit e emisioneve të talenteve. Ajo është shprehur se “X Factor” do rikthehet në sezonin tjetër në Tv Klan.

Ajo iu ka bërë thirrje të gjitha talenteve që mendojnë se kanë zë dhe talentin e duhur, të bëhen gati pasi emisioni po vjen.
“Dhe bashkë me “Dance With Me Albania”, të gjitha talentet që mendojnë se kanë zë dhe mund të këndojnë, të bëhen gati sepse rikthehet dhe “X Factor” në sezonin pasardhës”- u shpreh ajo.
Në këtë mënyrë ajo zbuloi se po rikthehet dhe emisioni “Dance with me”.
Alketa nuk ka dhënë më shume detaje edhe pse paralajmëroi edhe për dy produksione të tjera.
Të dy kto janë spektakle që i kishin munguar publikut dhe me siguri do priten mjaft mirë.
Dhe sigurisht nën moderimin e Alketës e cila është shprehur gjithmone se televizioni është dëshira e saj më e madhe.

“Më ofruan të merrja pjesë në “Isola dei Famosi” në Itali si konkurrente para disa vitesh por unë synoja Sanremon dhe ate arrita!
Më kanë propozuar rol si aktore në nj film përsëri në Itali ku skenari nuk kishte lidhje me mua. Në fakt kam synime të qarta; prodhim dhe drejtim formatesh televizive”- ka shkruar Alketa Vejsiu në Instagram.