Pas heqjes nga qarkullimi të qeseve plastike njëpërdorimshme, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije në Report Tv se do të vijojnë me reduktimin e kategorive të tjera të plastikës, siç janë shishet, pjatat e gotat plastike. Kumbaro tha se ky hap do të merret njëjtë me direktivat e Bashkimit Europian, të cilët i kanë hequr nga qarkullimi.
“Ndalimi qeseve është vetëm hapi i parë, ne do vijojmë me reduktimin e të tjerave kategorive plastike siç janë shisheve plastike, gotat plastike, pjatat plastike do jemi në zbatim të direktivave europiane që e kanë bërë të detyrueshme nxjerrjen nga qarkullimi. Duke pasur parasysh që kjo nuk bëhet menjëherë, kjo ka një lloj gradualiteti. Kjo masë e parë është e rëndësishme, hapat e tjerë do jenë më të lehta se do të fillojë edhe shoqëria ta kuptojë”, tha ministrja në Report Tv.
Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja u ndal edhe në ndalimin e qeseve njëpërdorimshe, ku theksoi se nga 1 korriku do të nisin gjobat për bizneset që ende i japin. Kumbaro tha se janë të vetëdijshëm që janë ende në treg, por kanë zgjedhur që muaji qershor të jetë për informimin e tregtarëve e qytetarëve, pasi eshtë e rëndësishme që ata të ndërgjegjësohen, por duke theksuar se nga muaji që vjen do të ndëshkohen me 1.5 milionë lekë të gjitha ata që shkelin këtë ligj.
“Ka dy javë që kjo iniciativë është futur në fuqi. Shoqëruar me një fushatë ndërgjegjësimi që do e vazhdojmë çdo ditë. Pjesa më delikate është informimi i gjithë segmenteve të popullsisë, klientëve, tregtarëve, prodhuesve të qeseve plastike. Qeset plastike njëpërdorimshme janë ndaluar përfundimisht, janë lënë në qarkullim vetëm qese që janë paracaktuar një një madhësi të tillë, që i jep qeses rezitencë dhe e bën disapërdorimshme. Klientët të mos blejnë qese, se ato përdoren disa herë. Zgjidhja është çanta tekstili që nuk e ndotin tregun. Jemi të vetëdijshëm që janë ende në treg. Nga 1 korriku fillojnë gjobat, ky ishte muaji i parë patëm një kërkesë nga operatorët për ta përdorur muajin qershor si muaj informimi dhe monitorimi të tregut. Dje vendosëm të kalojmë në fazën e dytë të kontrollit, inspektimeve dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit, qoftë për ata që i prodhojnë qeset e ndaluara, importojnë, por sidomos për ata që i tregtojnë”, tha Kumbaro.
Sa i përket memorandumit të nënshkruar me organizatën amerikane “Patagonia” për punuar për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, Kumbaro tha se është ngritur grupi i ekspertëve kombëtar e ndërkombëtar për të kryer studimin e lumit por edhe të degëzimeve të tij. Sipas Kumbaros, ky është një proces shumë i rëndësishëm pasi do të përcaktohet se ku do lejohen ndërtimet ose jo, si do të zhvillohet aktiviteti ekonomike.
“Është shprehur vullneti për ta shpallur Park Kombëtar. Në janar e kemi shpallur Park Natyror, që është shkallë e rëndësishme për mbrojtjen, por jo shpallja më e lartë që ne duam ti japim sa. Të hënën me nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit dhe kemi filluar punën me një grup ekspertësh për të përgatitur gjithë materialin studimor të planit të menaxhimit të Vjosës si park kombëtar. Kjo është mënyra më serioze si bëhet shpallja e një territori park kombëtar, që të kemi përgjigje për gjithë banorët e zonës. Lugina e Vjosës nuk është thjesht lumi, flora fauna, por gjithë habitati njerëzor që ka ndërtuar aty jetën që duhet ta kenë të qarta për aktivitetet që do lejohen por jo, si do zhvillohet ekonomi në përputhje me standardet kombëtare. Ka dhe ka pasur jetë aktivitet ekonomik, dhe ky plan do duhet të zhvillohet në përputhje me tundimin gjithë këtyre zonave. Do përcaktohet në mënyrë të qartë, për të vlerësuar ku janë potencialet më të mëdha të florës, peshqve, insektet e veçanta, pjesë e këtij ekosistemi është edhe aktiviteti njerëzor, ku do të zhvillohet bujqësia, blegtori, ku ndërtohen hotelet. Këto pyetje do marrin përgjigje”, vijoi ministrja.
Sa i përket sezonit turistik, ministrja tha se fluksi ka nisur, ndërsa vihet re një rritje e numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë, të cilët vijnë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, Gjermania, Franca, Italia, Serbia. Ministrja shtoi se grupet për pastrimin e mjedisit janë në terren, ndërsa i kanë vënë në dispozicion Bashkisë së Kavajës, Durrësit, Himarës dhe Sarandës ekipe për pastrimin e vijës bregdetare si zonat më të frekuentuara.