MENU
klinika

Studimi

Gratë me këtë problem, rrezikohen nga goditja në tru!

27.06.2022 - 09:54

Sipas një studimi të ri, gratë që kanë pësuar një abort paralajmërohen se kanë një rrezik në rritje për goditje në tru. Ekspertët shqyrtuan të dhënat globale dhe zbuluan se gratë që kishin pasur tre aborte spontane ose më shumë kishin 35% më shumë rrezik për goditje në tru. Studimi zbuloi gjithashtu se gratë që kishin pësuar lindje të vdekura kishin 31% rrezik më të lartë për një goditje jo-fatale dhe 7% më shumë rrezik për goditje fatale.

Steriliteti lidhej gjithashtu me një rrezik 14% më të lartë të goditjes në tru, në krahasim me gratë që lindin fëmijë. Goditjet në tru u identifikuan nëpërmjet pyetësorëve të vetë-raportuar, të dhënave spitalore ose regjistrave kombëtarë të pacientëve. Goditjet fatale janë regjistruar përmes regjistrave të vdekjeve. Globalisht, goditja në tru është një nga shkaqet kryesore të vdekjes dhe paaftësisë tek gratë. Në vitin 2019, shifrat tregojnë se rreth tre milionë gra kanë vdekur nga goditja në tru.

Rikujtojmë, se ditën e djeshme Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), shpalli vendimin, i cili i dha fund të drejtës gjysmëshekullore të abortit, raportoi AP. Një gjykatë e dominuar nga konservatorët rrëzoi vendimin “Roe kundër Wade” të vitit 1973, që garantonte këtë të drejtë. Gjashtë gjyqtarë votuan “pro” dhe tre “kundër”. Gjykata tha se aborti nuk është i ndaluar, por tani disa shtete, vetë mund të lejojnë ose kufizojnë abortin.

Ndërkaq, Gjermania hoqi nenin për ndalimin e reklamës së abortit. Falë vendimit në Bundestag, rehabilitohen edhe mjekët e dënuar në 32 vitet e fundit. Ministri Federal i Drejtësisë, Marco Buschmann, nga FDP e quajti heqjen të vonuar. “Çdo dënim mbi bazën e nenit 219a të ligjit penal është “një dënim i tepërt”, tha Buschmann. Ai shpjegoi se kur një grua merret me çështjen e vështirë të një aborti të mundshëm, ajo “zakonisht” së pari kërkon informacion në internet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN