MENU
klinika

Me sipërfaqe prej 1.26 milionë metrash katrorë

Hankook Technoring, poligoni më i madh në Azi

20.06.2022 - 10:44

Prodhuesi i gomave premium, Hankook, ka hapur një poligon të ri dhe e ka emërtuar Hankook Technoring.

Vendi i ri i testimit në Taean të Koresë së Jugut, është më i madhi në Azi, me sipërfaqe prej 1.26 milionë metrash katrorë dhe do të shërbejë si shteg modern për kërkimin dhe zhvillimin e produkteve të Hankookut.

Poligoni përbëhet nga 13 pista testimi dhe lejon testimin e plotë të të gjitha kategorive të produkteve, duke përfshirë gomat për automjetet elektrike dhe supermakinat. Pistat e provës janë të dizajnuara për të gjitha llojet e automjeteve – nga super makinat te kamionët dhe autobusët. Në vendin e testimit ka gjithashtu një kullë kontrolli, ndërtesa biznesi, punishte, pika karburanti dhe pika për mbushje të automjeteve elektrike. Kulla e kontrollit, 37,1 metra e lartë regjistron përparimin e testimit përmes sistemeve të integruara të monitorimit për të gjitha zonat e testimit dhe kushtet klimatike.

Kjo infrastrukturë është krijuar për të krijuar sinergji me objektet ekzistuese, të cilat përfshijnë selinë globale, Hankook Technoplex (Seul, Kore). Për më tepër, prodhuesi ka vendndodhjen e tij Technotrac, në Finlandë, për testimin në borë dhe akull, si dhe qendra të tjera rajonale në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.

Me të dhënat e mbledhura nga testet aktuale në Hankook Technoring, Hankook synon të përshpejtojë transformimin e tij digjital. Kompania po punon në një platformë të analizës së të dhënave të mëdha për të zhvilluar “Teknologjinë e Optimizimit Virtual” bazuar në inteligjencën artificiale.

“Gomat janë mjeti i vetëm në një automjet që bie në kontakt me sipërfaqen e rrugës. Ato janë çelësi për të maksimizuar performancën e automjetit, sigurinë, efikasitetin e lartë të karburantit dhe komoditetin e drejtimit. Për të siguruar cilësinë më të mirë të produktit në të gjitha kushtet, testimi në një gamë të gjerë pistash ka një rëndësi të madhe”, u shpreh Hiunbum Cho, president dhe CEO i Hankook & Company.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avionë, helikopterë, tanke dhe automjeteve të blinduara

Serbia demonstron forcën ushtarake dhe paralajmëron investime