MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Hipertiroidizmi, ç’ndodh nëse nuk e mjekoj?

23.06.2022 - 10:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Hipertiroidizmi, ç’ndodh nëse nuk e mjekoj?

Mjeku: Mund të humbni peshë, pasi metabolizmi i trupit tuaj është shumë i shpejtë.

Gjithashtu, mund të keni probleme me zemrën si: rrahje të shpeshta të zemrës, fibrilacion atrial ose pamjaftueshmëri të zemrës.

Ju mund të keni edhe problem të zëvendësoni kalciumin dhe mineralet tjera në eshtrat tuaja, që mund të çojnë edhe në osteoporozë (dobësim të eshtrave).

Në raste të rralla hipertiroidizmi mund të shkaktojë një sëmundje kërcënuese për jetën, të quajtur stuhia tiroide, që ndodh kur gjendra tiroide lëshon sasi të mëdha të hormonit tiroid brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.