MENU
klinika

E njihni "efektin e Venusit"?

Historia e kryeveprës nga Diego Velasquez

06.06.2022 - 18:34

        Diego Rodriguez de Silva y Velasquez (1599-1660) ishte artisti kryesor në oborrin e mbretit Filipi IV dhe një nga piktorët më të rëndësishëm të epokës së artë spanjolle dhe barokut evropian.

Venusi në pasqyrë” është e vetmja nudo e tij e mbijetuar, përmenden edhe tre të tjerë në inventarin spanjoll, por fatkeqësisht tashmë kanë humbur. Në periudhën e inkuizicionit spanjoll, të pikturoje nudo ishte diçka e guximshme dhe fakti që Velasquez mund të arratisej me të, vërteton pozicionin e lartë në shoqëri si piktor oborri. Fatmirësisht, ende mund ta shijojmë./Konica.al

Piktura më e famshme e Velasquez është pa dyshim “Las Meninas”.

Në sipërfaqe është vetëm një tjetër portret i oborrit në grup. Veçse nëse e gërvishtim fare pak këtë sipërfaqe, do të gufojnë mijëra kuptime të tjera. Përmendim vetëm disa, gjithashtu është edhe një autoportret i Velasquezit, pasi mund të shohim reflektimin e çiftit mbretëror në pasqyrë (a po qëndronin aty ku jemi ne?), kush janë njerëzit në sfond? Për këtë çështje, cilët janë njerëzit në plan të parë? Çfarë ndodh me qenin? Megjithatë, sot do të shohim një pikturë shumë më të qetë dhe më pak të mbushur me njerëz, por jo më pak revolucionare dhe kuptimplote.

Përsëri, në sipërfaqe, është një tjetër përshkrim i Venusit. Ekziston një traditë e gjatë e përshkrimit të perëndeshës së dashurisë të shtrirë ose duke u parë në pasqyrë. Këtu, Velasquez kombinon këto dy motive dhe për t’i shtuar kësaj portretizon Venusin e larguar nga shikuesi. Gjithçka është hedhur edhe më parë në art, por Velasquez ishte piktori i parë që i solli së bashku. Palosjet e çarçafëve theksojnë harkun e butë të trupit të Venusit. Lëkura e saj e mëndafshtë del edhe më shumë në pah, nisur edhe kontrasti i ngjyrave. Përdorimi i ngjyrës është i kursyer, por mjeshtëror. Piktura luhet midis zonave të mëdha, me ngjyra të harmonizuara dhe të kundërta: ngjyra e errët e çeliktë e çarçafit, perdja e kuqe dhe muri ngjyrë bezhë ofrojnë një sfond të përsosur për të përmirësuar trupin e zbehtë dhe pothuajse të tejdukshëm të Venusit. Gjithashtu, është një nga ijët më të bukura në art, në mos më i miri.

Ju mund të shihni se, Kupidi fokusohet në këndin e pasqyrës. Për një arsye, mos u mashtroni që Afërdita po shikon veten dhe Kupidi shikon reflektimin e saj…

Që të dy ata, po vështrojnë drejt teje!

Kupidi po sigurohet që këndi të jetë i përsosur për Venusin, për të parë se kush po e shikon. Ky truk në fakt, njihet si efekti i Venusit. Ai përmbys lakuriqësinë tradicionale, në të cilën modelja është objekt i vështrimit të shikuesit, shpesh pa e ditur. Këtu jemi duke u vëzhguar fshehurazi duke parë.

Pra, kush është objekti tani?

Interpretimi intelektual i artit velasquezit, do ta dyfishonte teknikën e mrekullueshme me kompozime njëherazi të kapshme dhe jashtëzakonisht të sofistikuara, si dhe një ndërgjegjësim të spektatorit në marrëdhënie me veprën. Mbetet një gjeni, që u fliste artistëve nga epoka e tij deri në ditët e sotme: Goya, Manet, impresionistëve, Pikaso, Bakon, Zhan Lyk Godard…/Konica.al

 

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit