Anita Alvarez, notarja e kombëtares amerikane i frikësoi të gjithë para dy ditëve teksa ishte duke përformuar në pishinë në disiplinën e notit artistik kur humbi ndjenjat dhe për disa sekonda përfundoi në fundin e pishinës.
Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e trajneres së saj dhe më pas stafit mjekësor, bëri që shëndeti i sportistes 25-vjeçare të mos pësonte dëmtime serioze edhe pse ajo mbeti dy minuta pa marrë frymë.
Megjithatë, Alvarez kërkoi që të rikthehej në konkurrim duke qenë se bëhet fjalë për kampionatin botëror të notit që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Mirëpo mjekët dhe Federata Ndërkombëtare e Notit së fundmi kanë dalë në konkluzionin se 25-vjeçarja nuk mund të kthehet të garojë në fazën finale për të mos rrezikuar shëndetin e saj.
Kujtojmë se për Alvarez nuk është hera e parë që humbet ndjenjat në një kompeticion, teksa edhe në vitin e kaluar në Barcelonë, ajo sërish rrezikoi shëndetin e saj.