MENU
klinika

I shpëtoi atentatit të 2019-ës

Plagoset me armë anëtari i bandës së Niklës

08.06.2022 - 17:30

Anëtari i bandës së Niklës, Mariglen  Haka është plagosur mesditën e sotme me armë zjarri teksa ndodhej në makinën e tij në një kryqëzim në Nikël të Krujës.

Abcnews.al mëson se Haka ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Momentin e atentatit, Marigleni ka qenë duke lëvizur me makinë, ndërsa dyshohet se është qëlluar me pistolete në nofull nga një person ende i paidentifikuar i cili lëvizte në këmbë.

Në  shtator të 2019 Hakës iu bë një atentat në Nikël, ku mbeti e vrarë halla e tij shpresa Basha.

KUSH ËSHTË MARIGLEN HAKA

I njohur ndryshe dhe si Marklen Haka i lindur me 04.04.1991 është një personazh i njohur për policinë.

Si një prej të “fortëve” të Fushë – Krujës 28 vjeçari u arrestua në Shtator vitin 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës. Ata u vunë në pranga për posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, pikërisht personi që sonte transportoi në Spitalin e Traumës hallën dhe nipin që ranë pre e atentatit të armatosur.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.