Kristjan Asllani u zyrtarizua ditën e sotme tek Inter. Futbollisti shqiptar hodhi të zezën mbi të bardhë, duke lënë përfundimisht Empolin dhe duke u bërë pjesë e një prej ekipeve më të mira në botë. Në fjalët e tij të para si interist, ai u shpreh i lumtur.
Cilat janë emocionet që po përjeton?
Është një emocion i mrekullueshëm. Jam 20 vjeç dhe të veshësh këtë fanellë është një emocion unik për mua. Mezi po pres fillimin e sezonit të ri dhe do të jap më të mirën.
Historia jote është interesante. Ti ke lindur në Shqipëri, por që i vogël lëvizët në Itali ku dhe u rrite. E ke imagjinuar se kjo gjë do të ndodhte një ditë?
Në fakt, nuk do e imagjinoja kurrë. U largova nga Shqipëria kur isha vetëm 2 vjeç dhe mbërrita në Itali. E bëra të gjithë shkollën këtu, fillova të luaj futboll në Itali dhe kurrë s’do e imagjinoja këtë.
Ata që të kanë parë të rritesh kanë thënë se që fëmijë nuk je ndarë nga topi. Cilët lojtarë të kanë inspiruar? Si do e përshkruaje veten në fushë?
Unë nuk e di kush më ka inspiruar, por është e vërtetë që nuk e kam lëshuar kurrë topin. Kam parë aq shumë ndeshje sa mundesha, sepse doja të mësoja diçka nga të gjithë mesfushorët. Tani jam me fat që do të luaj me Brozovic, i cili është një mesfushor shumë i fortë.
Ti je ende i ri, por je rritur shpejt. Ke bërë debutimin në Serinë A këtë sezon, por ke dhënë disa paraqitje fantastike dhe Inter vendosi të vendosë një “bast” mbi ty. Cilat janë qëllimet e tua?
Unë akoma nuk i di cilat janë qëllimet e mia, unë thjesht mendoj në moment. Jam shumë i lumtur që kam debutuar kaq herët me Empolin, të cilit i detyrohem shumë. Tani jam këtu dhe do të përpiqem të jap më të mirën.
Le prime parole in nerazzurro di Asllani ⚫🔵
L’intervista completa 👉https://t.co/0sqRzuWr5N pic.twitter.com/BBBVpoMfEf— Inter (@Inter) June 30, 2022
Le ta imagjinojmë se tani ndodhesh përpara tifozëve zikaltër, çfarë do t’i thoje atyre?
Unë jam gati dhe unë fansave i kërkojë vetëm të na mbështesin aq sa munden.