MENU
klinika

Tregoi emrin e vajzës?

Ilir Shaqiri mund t’i ketë zbuluar ‘sekretin’ Arbana Osmanit

06.06.2022 - 11:44

Një koment i balerinit Ilir Shaqiri është bërë mjaft i bujshëm në Instagram-in e Arbana Osmanit.

Teksa Arbana ka publikuar disa foto në rrjetin social, Iliri nuk ka ngurruar t’i komentojë.

Disa foto nga natyra me të birin ka postuar Arbana, e cila ka shkruar: “Jeta e thjeshtë”.

Mirëpo, Iliri ka shkruar: “Aria” dhe ka vendosur emojin e dy këmbëve.

Mos vallë “Aria” është emri i vajzës që ende nuk ka lindur?

Nga ana tjetër, Arbana nuk i ka kthyer përgjigje balerinit.

Ilir Shaqiri ka qenë së fundmi pjesë e një interviste ku është pyetur se si e ka shpenzuar 100 mijë euroshin e fituar.

“Dëshira ime fillestare ishte të bënim diçka që ka lidhje me artin, talentin, por të krijosh një projekt të tillë do kohë kështu që unë nuk dua që paratë të mbeten në ajër dhe të mos kemi një konkretizim prandaj më mirë vendosa të bënim diçka më konkrete, më të shpejtë”- u shpreh ai.

“Një pjesë të parave e kanë marrë prindërit e mi për sakrificën që kanë bërë ndër vite, një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, një pjesë vëllait tim Oltit, një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi dhe një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë por për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat”-përfundoi Iliri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN