MENU
klinika

“Është koha për ndryshim”

Ish-portieri më i mirë në botë kandidon për president

17.06.2022 - 12:23

I kujtuar për stilin e tij luftarak në fushë dhe së fundi për deklaratat e diskutueshme, José Luis Chilavert zyrtarizoi kandidaturën për presidencën e Paraguajit, me premtimin për të qenë pjesë e brezit që do të nxisë ndryshimet e mëdha në vend.

Në moshën 56-vjeçare, Chilavert konfirmoi aspiratën e tij politike, pasi në dhjetor 2020 parashikoi përmes Tëitter synimin për të konkurruar në zgjedhjet presidenciale të Paraguajit, në prill 2023. “Është koha për ndryshim, ne jemi brezi që do ta promovojmë atë”, – tha Chilavert me një mesazh në faqen e tij të fushatës.

Ai do të duhet të presë megjithatë deri në rezultatin e zgjedhjeve të brendshme të partive dhe lëvizjeve politike, të caktuara për 18 dhjetorin e ardhshëm, nga ku do të dalin kandidatët për postet e ndryshme, përfshirë presidentin dhe zëvendësin e tij.

“Chila”, siç njihet në vendin e tij, shfaqet i mbështetur nga Partia Rinore, një formacion i themeluar në vitin 2007, që vendosi në statutin e saj se “do t’i japë përparësi vendit dhe jo ngjyrave”. Pa asnjë përvojë politike dhe pas dorëheqjes së tij “të paepur” janarin e kaluar nga partia në pushtet, Chilavert ekspozon karrierën e tij publike si kartën kryesore të prezantimit.

“Në jetën time gjithmonë i kam parë njerëzit në sy. Unë kurrë nuk i kam vjedhur asgjë askujt, kam fituar gjithçka në jetën time si sportist”, – tha Chilavert në një intervistë të fundit. Kështu, ai aludoi për karrierën e gjatë sportive, gjatë së cilës u shpall portieri më i mirë në botë më 1995, 1997 dhe 1998. Atë periudhë, ish-portieri e përshkruan si “luftën titanike” të tij për futbollin në Amerikën e Jugut.

Tashmë plotësisht i përfshirë në politikë dhe pasi flet për aspiratën e tij për të ndërtuar fusha futbolli për fëmijë, Chilavert këmbëngul në shqetësimin për “axhendën 2030”, e cila lidh liderët e majtë dhe e konsideron atë një “plagë” që po vuan Amerika e Jugut.

“E shikoni ç’po ndodh në Kili. Kolumbia mund të bjerë, shpresojmë se jo. Probleme ka edhe në Peru, në Bolivi, në Argjentinë, – paralajmëron ai dhe rrëfen se nuk do të donte që Paraguai “të binte në duart e anarkistëve të majtë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën