MENU
klinika

Ylli i futbollit botëror

Jo vetëm në fushë, Messi shkëlqen edhe si aktor

09.06.2022 - 12:46

Leo Messi konfirmon se është fenomen jo vetëm në drejtkëndëshin e gjelbër, por edhe… para kamerave. Ylli argjentinas bëri debutimin e tij në aktrim, duke marrë pjesë në serialin televiziv “Los Protectores”.

Ai ka luajtur përkrah profesionistëve si Adrián Suar (Renzo ‘Mago’ Magoya), Andrés Parra (Reynaldo ‘Colombia’ Morán) dhe Gustavo Bermúdez (Carlos ‘Conde’ Mendizábal). Sulmuesi i PSG-së do të shfaqet në sezonin e dytë, ndaj do të duhet të presim deri në vitin 2023 për ta parë në ekran si aktor dhe jo si futbollist.

Filmi u regjistrua në vende të ndryshme të Buenos Aires dhe Parisit. Aktorët e serialit janë habitur jo vetëm nga aftësitë skenike të ish-kapitenit të Barcelonës, por edhe nga sjellja e tij jashtë fushës.

“Messi na befasoi vërtet, jo vetëm për cilësinë e tij si person, por edhe për aftësinë e tij interpretuese. Mendoj se është më mirë jashtë fushës si person sesa si lojtar”, – nënvizuan disa nga protagonistët e “Los Protectores” pas xhirimeve të filmit, të sekuencave të regjistruara në kryeqytetin francez.

Sa i përket serialit, ai tregon historinë e një tresheje agjentësh futbolli që duhet të përballen me një kërcënim të papritur për biznesin e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Leao mund të jetë pasardhësi

Santos: Cristiano Ronaldo i pazëvendësueshëm