MENU
klinika

Leao mund të jetë pasardhësi

Santos: Cristiano Ronaldo i pazëvendësueshëm

08.06.2022 - 18:09

Në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Çekinë, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, foli edhe për Cristiano Ronaldon: “Sa gola ka shënuar Ronaldo? Ndoshta një milion… është e vështirë që dikush ta zëvendësojë, jo vetëm te Portugalia, por në botë.”

Ndërsa Rafael Leao ka qenë protagonisti i madh i titullit të fituar nga Milan-i. Sulmuesi portugez i krahut e ka treguar gjithmonë talentin e tij, por në këtë sezon ka arritur të gjejë vazhdimësinë.

Falë një viti të shkëlqyer, shumë e shikojnë lojtarin e kuqezinjve si pasardhësin e Cristiano Ronaldo-s te Portugalia. CR7, duke parë 37 vitet e tij, do të duhet t’ia lërë stafetën dikujt dhe Leao mund të jetë pasardhësi i tij.

“Rafael duhet të jetë thjesht Rafael, me karakteristikat e tij dhe cilësinë që ka. Nëse është me ne në moshën 21 vjeç, do të thotë se është e ardhmja e kombëtares dhe se kombëtarja ka besim tek ai” – u shpreh Santos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN