MENU
klinika

Propozimi i fundit

Titulli në Serie A mund të vendoset në ndeshje shtesë

08.06.2022 - 16:19

Serie A do të startojë sezonin e ri më 13 gusht 2022 për të përfunduar më pas më 4 qershor 2022. Sezoni i ri mund të vijë me një rregull të ri, një risi që nuk shihej që nga viti i largët 1964.

Nëse çështja titull shkon deri në javën e fundit, pra nëse dy ekipe mbyllin sezonin me pikë të njëjta, nuk do të llogaritën më ndeshjet direkte ndërmjet tyre, as golavarazhi, por do të luhet një ndeshje teke shtesë ndërmjet tyre për të përcaktuar fituesin e Serie A.

Kjo ide po qarkullon në zyrat e federatës italiane, pasi dëshirojnë të shmangin një skenar si në sezonin që sapo u mbyll, ku Milan e Inter ishin shumë pranë njëra tjetrës por Milan kishte një avantazh më shumë në raport me zikaltërit, pikërisht në ndeshjet direkte ndërmjet tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN