MENU
klinika

"Jam unë, për t'u lënë?!"

Ka edhe Shtëpiakë Të Dëshpëruar – thotë Artan Imami

23.06.2022 - 12:34

        Aktori i njohur vjen me një shfaqje të re, në një skenë të re. Nga e premtja deri të dielën, konkretisht më 24, 25, dhe 26 qershor, në orën 21:00, komedia “Shtëpiakët e dëshpëruar”, më e hapur se kurrë, shfaqet nën interpretimin e Genian Zenelajt dhe Indrit Çobanit. Përmes humorit dhe batutave, një treshe çunash vënë në lojë tre karaktere të ndryshme meshkujsh; i pari, ai i sapondarë nga partnerja; i dyti, që sapo ka njohur dikë dhe një i tretë… pre e një martese të gjatë.

“Ka një skenë të re në qytet, ajo ku vjen komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar”. E gjeni pas Katedrales Ortodokse dhe Teatrit të Kukullave – një shesh ku shkohet përmes rrugicës përballë bashkisë së Tiranës. Një shesh mikpritës, me qiellin çati… – ka shpjeguar Imami, për mediet.

“Shtëpiakë të dëshpëruar” është komedia që nis në orën 21:00. Skena e hapur pas godinës së kukullave, ka 350 vende. Ndërsa ai interpreton përkrah Gentian Zenelajt e Indrit Çobanit.

“Nuk ka më simpatikë se ne të tre, për komedinë. Kjo është një pjesë që, në Francë është ndjekur nga 500 mijë veta. Komedia është hibrid i thjeshtë, efikas e modern njëherësh. Ka batuta dhe humor, dhe unë e nis duke i thënë publikut, “jam unë, për t’u lënë?!”, – tregon ai.

Aktori me një rrugë të gjatë në skenë, tregon se kryesisht ka luajtur heroin, jo viktimën dhe se këtë herë, personazhi i tij, Zheromi, është parazit e dembel.

“Kjo na bën ne më të afërt, kur takohemi me publikun, nuk na zbret nga piedestali”.

Ky është i vetmi vend, ku zhurmat nuk dëgjohen shumë.

Shfaqja në natyrë?

Që situata është e mjerueshme, nuk ka nevojë të thuhet nga unë. Shpresoj të nisë sa më shpejt, (ndërtimin) Teatri Kombëtar. Jemi jashtëzakonisht të vonuar. Duhet të fillojë më në fund, se komuniteti artistik po e pret. Unë doja teatër që kur isha i ri dhe hyra për herë të parë në teatër dhe tani po dal në pension dhe nuk e shoh që po hidhen themelet. Atje do bëhet një mrekulli dhe kam besim të plotë. Si ky shesh, në fakt, duhet të ketë Tirana disa të tjerë. Vendet e hapura, janë zanafilla e teatrit”.

Nëse ka ndonjë peng, duke qenë se skena e re në shesh, është pak metra nga ku ka qenë Teatri Kombëtar, Imami është shprehur: Absolutisht! Duhet të fillojë patjetër. Unë kam qenë ndër të parët, që kam kërkuar teatër dinjitoz. Ajo godinë që ishte na nderonte ne, për punën që bënim, por si godinë ishte e degraduar dhe ishte e turpshme. Ky është pengu, që duhet nisur puna sa më shpejt”.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen