Sheila Haxhiraj dhe Kledi Hysa janë përfolur mjaft për një lidhje mes tyre, edhe pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.
Pas publikimit të fotove të dyshes, ku dukeshin të afërt dhe shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit dyshimet u forcuan akoma më shumë. Megjithatë më vonë u kuptua se kjo ishte për bashkëpunim për këngën e re të Sheilës. Ajo ka folur dhe njëherë së fundmi për këtë temë edhe pse hezitoi si fillim, duke u shprehur që mes tyre nuk ka asgjë.
“Kledi është një model dhe aktor shumë i mirë dhe menduam pse të mos të ishte pjesë e klipit tim të ri, kështu që Kledi ra dakord. Nuk ka pasur asgjë mes nesh, se nuk e kam pohuar as mohuar në asnjë vend tjetër por jo s’kemi pasur asgjë jemi thjesht miq të dy.”
Sheila nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër për jetën e saj private duke u munduar të jetë sa më diskrete.
Nga ana tjetër dhe vetë Kledi aludohet se është në lidhje me me këngëtaren Evi Reçi.
Gjatë mbrëmjes në “Netët e Klipit Shqiptar” ka qenë Kledi ai që i dhuroi Evit çmimin për klipin më të mirë të muzikës qytetare, me klipin “Mangava Tut”.
Ajo që ra në sy më së shumti ishin komentet që mikja e ngushtë e këngëtares dhe njëkohësisht moderatorja e spektaklit, Arjola Shehu tha kur Evi po ngjitej në skenë.
“E bukur si gjithnjë Evi, megjithëse komplimentat për Evin duhet ti bësh ti Kledi”, tha Arjola teksa çifti u shfaq duke u përqafuar në skenë.