MENU
klinika

Ja si do ndryshojnë temperaturat

Kur do largohen reshjet e shiut?

12.06.2022 - 13:28

Java që vjen pritet të karakterizohet nga qarkullimi i masave relativisht të paqëndrueshme.

Në zonat malore e kryesisht në juglindje të vendit do të ketë mot me zhvillime vranësirash që do të pasohen nga reshjet e shiut e shtrëngatat veçanërisht në mesditë e pasdite, bën me dije Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Pjesa bregdetare parashikohet të ketë mot të kthjellët. Të enjten e të premten do të mbivotojnë orët me diell.

Temperaturat do të pësojnë rritje kryesisht në mesditë.

Era do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet juglindje-veriperëndim pasuar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Meteorologia tregon se si do të jetë moti deri të hënën

Edhe sa ditë do të zgjasin stuhitë në vendin tonë?