MENU
klinika

Mësojeni...

Kur duhet të bëjmë kardio, para apo pas stërvitjes?

01.06.2022 - 10:00

Kardio, ashtu si stërvitja për të shtuar forcën e trupit kanë merita të pamohueshme për shëndetin tonë. Ti mund të pëlqesh njërën apo tjetrën, apo t’i kombinosh të dyja, gjithsesi duhet të dish edhe rendin e duhur.

Ka shumë rëndësi kur e bën kardion, para apo pas stërvitjes dhe kjo varet nga një sërë faktorësh. Qëllimet e tua janë ato që e përcaktojnë radhën e ushtrimeve.

Kur duhet të bësh kardio në fillim?
· Kur do të jesh më rezistent
· Kur do të djegësh dhjamin
· Kur do të jesh më i fortë fizikisht
· Kur ushtron pjesën e sipërme të trupit

Kur duhet të bësh kardio në fund?
· Kur stërvit pjesën e poshtme të trupit
· Kur synon thjesht të mbash trupin në formë

Në rastet kur qëllimi yt kryesor është të humbasësh sa më shumë peshë, atëherë sugjerojmë që të ngresh pesha në fillim dhe në fund, të bësh kardio.

Ndërsa në rastet kur do të kesh një sistem kardiovaskular të shëndetshëm, duhet të nisësh gjithmonë më kardio.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qëllimet shëndetësore dhe palestra

5 arsyet pse femrat duhet të heqin peshë!