MENU
klinika

Kulmi i luksit!

Ky Rolls-Royce përmban një “suitë”, kushton 28 milionë dollarë

01.06.2022 - 10:03

Rolls-Royce ka prezantuar versionin e tretë të modelit super luksoz Boat Tail , gjithashtu i fundit në seri, i cili nxjerr në pah një nivel të jashtëzakonshëm personalizimi. Kompania britanike njoftoi vetëm tre modele. E para përflitet se është blerë nga çifti Jay- Z dhe Beyonce dhe e dyta nga një biznesmen kinez.

E treta është realizuar për një klient anonim. Thuhet se blerësi zotëron një koleksion makinash klasike dhe moderne, të cilat mbahen në një muze privat. Prodhuesi i makinave thotë se klienti prezantoi 4 perla në mënyrë që të frymëzonte inxhinierët që të krijonin një nuancë unike.

Ka gjithashtu “Pantheon Grille” në pjesën e përparme, e cila është bërë nga një pjesë e fortë alumini. Pjesa e pasme ofron “suitën pritëse”, e cila përfshin një frigorifer, enë kuzhine prej porcelani dhe natyrisht një çadër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Uber parashikon ulje drastike të vendeve të punës

Rolls-Royce/ Kërkesës i duhen vite të kthehet në nivelet e para