MENU
klinika

Don Xhoni bën veprimin e papritur

La mënjanë mëritë e vjetra me Noizyn?

20.06.2022 - 11:23

Reperi Don Xhoni i ka habitur të gjithë me postimin e tij së fundmi në rrjetet sociale. Ai ka ndarë një video nga makina e tij teksa dëgjonte këngën më të re nga Noizy dhe Loredana, “Heart attack”. Menjëherë kanë nisur aludimet nga fansat të cilët mendojnë se mos reperat i ka lënë anash inatet me njëri-tjetrin. Edhe pse Don Xhoni është mik me Loredanën dhe ka një bashkëpunim me të, ky veprim ngjalli mjaft interes.

Noizy dhe Don Xhoni u përfshinë në një “përplasje” pak kohë më parë.
Nuk dihet se ç’ka ndodhur në prapaskenë mes djemve, por papritur Don Xhoni nisi të vërë në lojë faktin që Dulla i grupit “OTR” kishte pëlqyer videon e tij, teksa ishte i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit.

Kaq mjaftoi që Noiyz t’i kundërpërgjigjej me story, video të tijën duke kënduar e duke qeshur, si dhe me postime të vjetra të Don Xhonit në Facebook, ku shpërndante e dëgjonte këngët e Noizy-t.
Këtyre postimeve i është përgjigjur me një video Don Xhoni, i cili tregon se kur ishte i vogël, ka dëgjuar të gjithë reperat e vjetër, sepse s’kishte ç’dëgjonte tjetër.
Gjithashtu, ai shkroi me ironi: “Nuk e kam pa followin, s’muj me t’lon ty si fans, kam respekt për ty.”
Pas këtij rasti ata vazhdimisht kanë thumbuar njëri-tjetrin në rrjete sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN