MENU
klinika

Pacienti kishte udhëtuar nga…

Lia e majmunëve i afrohet Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë në Greqi

08.06.2022 - 22:38

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Greqi. Pacienti i infektuar mësohet se kishte udhëtuar nga Portugalia.

Mediat greke raportojnë se pacienti kishte shkuar të kryente kontrolle dhe pasi mjekët vunë re disa prej simptomave, u vërtetua se ai kishte linë e majmunëve.

Po ashtu behet e ditur se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar. Deri më tani janë regjistruar gjithsej 577 raste me linë e majmunëve në 18 vende të ndryshme në Europë dhe 437 në shtete jashtë kontinentit tonë.