Rey Manaj me shumë mundësi do ta vijojë karrierën futbollistike në Spanjë, por sigurisht jo te Barcelona, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, pritet të përfundojë te Getafe.
Klubi spanjoll është në bisedime të avancuara me Barcelonën, por klubi “blaugrana” ka si alternativë edhe shitjen te Watford, skuadër që militon në Championship, në kategorinë e dytë angleze.
Sezonin e kaluar, Manaj veshi fanellën e Spezias në Serie A, në formë huazimi nga “blaugranat”, por në përfundim të kampionatit klubi italian hoqi dorë nga blerja e kartonit të sulmuesit kuqezi, pasi e konsideroi të shtrenjtë për buxhetin e saj. Në 29 ndeshje në Serinë A, Manaj realizoi 5 gola.
Il @GetafeCF spinge per #Manaj: trattativa avanzata con il @FCBarcelona https://t.co/Bbj9c06v9L
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 30, 2022