MENU
klinika

“All I Want for Christmas Is You”

Mariah Carey paditet me 20 milionë dollarë për hitin e saj

05.06.2022 - 10:47

Raportohet se këngëtarja e njohur Mariah Carey është paditur me minimumi 20 milionë dollarë për shkelje të të drejtave të autorit nga Andy Stone për këngën e saj të famshme “All I want for Christmas”. Kantautori pretendon se ai shkroi dhe regjistroi një këngë të quajtur “All I Want For Christmas Is You” përpara se Carey të publikonte këngën e saj me të njëjtin emër që do të hynte në histori.

Sipas padisë së siguruar nga TMZ, Stone beson se kënga e tij ka frymëzuar atë të Carey dhe ai dëshiron një pjesë të fitimeve të saj. Ai regjistroi këngën e tij në 1989 në Nashville, dhe grupi Vince Vance & The Valiants e regjistroi atë dhe madje realizoi një videoklip.

Stone pretendon se pati një transmetim të gjerë dhe ishte në listat e Billboard në 1993 gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Carey e publikoi këngën e saj vitin e ardhshëm.

Carey dhe Walter Afanasieff thuhet se bashkë-shkruajtën këngën në 15 minuta për të zhvilluar melodinë, strukturën e këngës dhe akordet. Ajo u kompozua plotësisht në vetëm pak orë, sipas NY Post.

Padia kërkoi që Carey dhe Afanaseiife të pushonin dhe të ndalonin shpërndarjen e mëtejshme të këngës.

“Pavarësisht kërkesës së paditësit, të pandehurit vazhdojnë të shfrytëzojnë veprën e tij “All I Want for Christmas is You”, duke korrur shpërblime të jashtëzakonshme financiare dhe përfitime të tjera në dëm të paditësit,” thuhej në NY Post.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvendëson “All I want for Christmas”?

Mariah Carey sapo solli një këngë të re për Krishtlindje

Profil/ Njihuni me sekretet e Rihanna-së

Jeton duke ngrënë fruta dhe me muzikë të mirë