MENU
klinika

“Më fal..."

Fifi më e dashuruar se kurrë me Adisin

24.06.2022 - 11:37

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi si duket po e shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë deri në maksimun. Dyshja e nisën lidhjen e tyre pak kohë pasi Fifi u largua nga “Big Brother VIP” dhe që nga ai moment postimet dhe dedikimet mes tyre kanë qenë të pafundme.

Dedikimi më i fundit ka ardhur nga Fifi, e cila ka ndarë disa foto në Instagram, ku duket shumë e lumtur në krahët e Adisit.

Por ajo që tërheq vëmendje është dedikimi i ndjerë për Adisin.

“Përtej dashnisë !

S’jemi të parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty ka met dediku veten. M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua”, ka shkruar Fifi.

Kujtojmë se së fundmi këngëtarja ka marrë shumë kritika dhe ofendime drejtuar lidhjes të saj me Adisin ndaj të cilave nuk mundi të qëndronte pa reaguar.

“Më keni lodhur… Krahasimet tuaja nivel zero… Opinionet një turp… shumica që komentojnë? Po janë profile fallco që 99% janë njerëz që unë i njoh…”– shkroi ajo në Instastory.

“Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, por s’i kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do ndodhte…”

“Fifi ti po e poston shumë… s’bën… turp… tmerr… lidhje që do zgjasi dy muaj… mos e puth…. Hapi sytë Adis shiko prej kujt në kë ke rënë… Fifi është k*rvë… Fifi është e shëmtuar…. Fifi është e dështuar…. Fifi ktej Fifi andej… O Fif ç’do me këtë burrë të martuar… O Fif a s’pate ndonjë djalë beqar po shkove e gjete me fëmijë…”- u shpreh Fifi.

Në fund, këngëtarja pati edhe një kërkesë për ndjekësit, të cilëve i kërkoi që të merren me jetët e tyre.

“Aman merruni me jetën tuaj… Aman. Më lini të jetoj aman. Përtej këngës, përtej muzikës, kam edhe unë një jetë… Dikush zgjedh ta bëjë publike dikush jo… Unë kam treguar çdo gjë timen, e bëra, e ndava me ju, e hëngra… Bëra gabim? Trashanik! Por e bëra, nëse s’ju pëlqen më bëj bllok. Por më lini të jetoj. Nëse lëndoj dikë, nëse i bëj keq dikuj, nëse e fyej, nëse e dëmtoj dikë, nëse i hyj në hak dikujt, ju lutem më varni, më turpëroni…Po s’po ju bëj gjë. Unë thjesht po jetoj. Më lini të ndihem njeri”.