MENU
klinika

“Unë flas pa doreza, kam video”

Menaxheri i VIP-ave i kundërpërgjigjet Nora Istrefit!

10.06.2022 - 11:23

Këngëtarja Nora Istrefi bëri një reagim dje pas deklaratës së menaxherit të VIP-ave, Alesio Aliajt, ku ky i fundit tha se ka dalë me humbje në një koncert, që e ftuar ka qenë Nora.

Por nga ana tjetër, Nora shkroi se deklarata e tij është e pavërtetë, ku më tej theksoi se “tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen janë të kota dhe të pabaza”.

Ja çfarë shkruante Nora: “Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pati mjaftueshëm publik duke e marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve. Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxori në shitje biletat. Por në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në Shqiptari dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besonin në mbajtjen e koncertit tim. Apo t’ja kenë marrë inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen janë të kota dhe të pabaza”.

Por Alesio nuk e ka lënë me kaq.

Ai ka publikuar një shkrim të gjatë në story, ku ndër të tjera thekson se Nora nuk ka aspak seriozitet në punën e saj, duke bërë me dije se këngëtarja as USB-në me këngët e saj nuk kishte marrë me vete në koncert.

Më tej, Alesio thekson se thjesht ka treguar eksperiencën e tij dhe se deklarata e tij nuk ul e as nuk ngre suksesin 15-vjeçar të Nora Istrefit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nora Istrefi më ka nxjerrë me humbje”

Alesio Alia tregon prapaskenat që s’dimë