Këngëtarja Luar Arani ka postuar një foto në Instagram duke i bërë lëmsh të gjithë. Ajo ndodhet pranë këngëtarit tjetër, Sardi Strugaj, bashkë me përshkrimin, “Veç i imi”. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Sardi në Instagramin e tij duke ngritur dyshimet mos dyshja janë në një lidhje. Megjithatë ekziston mundësia se ata po planifikojnë të sjellin një bashkëpunim së bashku. Për momentin, dyshja nuk la folur më shumë në lidhje me këtë.
Luari u bë e njohur dhe mjaft e dashur për fansat me bashkëpunimin me Flori Mumajesin “Gjithmonë”, por kjo nuk është kënga e saj e vetme në gjithë karrierën muzikore.
Në Maj 2008, Luar mori pjesë në Top Fest 5 me këngën “Film Premiere”. Më datë 19 Korrik 2012, Luar publikoi videoklipin “Remember”.
Pas një mungese relativisht të gjatë në tregun muzikor, Luar vendos t’i rikthehet sërish muzikës dhe në verën e vitit 2017, dhe merr rrugën drejt Kosovës për të realizuar projektin e rikthimit të saj.
Më datë 17 Tetor 2017, Luar publikon videoklipin e këngës “Si Dje”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Luar.
Ajo ka eksperimentuar dhe me ritmet latine në këngët e saj, që është një rrymë muzikore e ndryshme nga sa jemi mësuar të dëgjojmë.