MENU
klinika

Zelensky me sytë nga BE

“Moska do të intensifikojë sulmet në ditët në vijim”

20.06.2022 - 08:20

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia do të intensifikojë sulmet e saj ndaj vendit të tij në ditët në vijim, ndërsa Kievi pret lajmet për ofertën e saj për t’u bashkuar me BE-në.

Anëtarët e bllokut pritet të vendosin nëse do t’i japin “statusin e kandidatit” Kievit gjatë kësaj jave, raporton BBC.

Ky veprim do të fillonte procesin e pranimit të Ukrainës në aleancë, i cili mund të marrë vite për t’u përfunduar.

Por Zelensky paralajmëroi se vendimi mund të bëjë që Rusia të shtojë sulmet e saj.

Udhëheqësi ukrainas tha se ai dhe këshilltarët e tij presin “aktivitet më të madh armiqësor” nga Moska, por u tha qytetarëve se forcat e tij “po përgatiten” dhe janë gati për çdo sulm të ri.

Ai u zotua të shtyjë përpara ato që i quajti ambiciet “historike” të Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në, të cilat u miratuan nga ekzekutivi i bllokut, Komisioni Evropian, javën e kaluar.

Por tani vendimi i takon Këshillit Evropian, një organ i përbërë nga krerët e shteteve anëtare, i cili do të takohet në një samit në Bruksel të enjten dhe të premten.