MENU
klinika

Scholz i kërkoi Serbisë të njohë Kosovën

Moska zyrtare: Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit

10.06.2022 - 17:50

Rusia ka reaguar me kritika ndaj mesazheve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

“Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e Scholz për nevojën që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Kancelari gjerman tha se Serbia nuk do të anëtarësohet në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

A janë këta ‘miq’ të Serbisë? Beogradi nuk i ka borxh asgjë akoma Brukselit (përkundrazi, është Perëndimi në borxh të papaguar ndaj serbëve), dhe popullit serb tashmë i thuhet se çfarë dhe si të bëjë me ton komandues. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan Zakharova

Reagimet nga Moska vijnë pas deklaratës së Scholzit përgjatë vizitës së tij në Prishtinë, i cili tha se nuk arrin ta imagjinojë se dy vende që nuk e njohin njëra tjetrën të bëhen pjesë e BE-së.

“Është e qartë se marrëveshja përfundimisht duhet të sqarojë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse nuk mund të imagjinohet që dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtarë të BE-së”, tha Scholz në kryeqytet.

Duke raportuar këtë reagim, mediat në Moskë risjellin në vëmendje thirrjen e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, që vendi i tij të rishikojë planet për integrim në BE.

Gjithashtu, edhe deklaratën e vetë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se “Unioni Evropian është një faktor i rëndësishëm në botë, por rëndësia e tij po bie bashkë me fuqinë e tij ekonomike”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kancelari gjerman dhe Lavrov në Serbi

Brnabiç: Beogradi në pozicion të vështirë

Serbia mes Rusisë dhe Perëndimit

Lavrov së shpejti në Beograd, çfarë pritet?