MENU
klinika

"Roland Garros"

Ndeshje epike, Nadal mposht Djokovic dhe kalon në 1/2 finale

01.06.2022 - 11:27

Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi në orët e para të mëngjesit të sotëm 3-1 ndaj Novak Djokovic, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e grand slam të Roland Garros (6-2, 4-6, 6-2, 7-6). Një takim që zgjati më shumë se 4 orë, një spektakël në fushë, me Nadal që vijon garën për trofeun nr.14 në turneun parizien.

Spanjolli e dominoi ndeshjen në shumicën e kohës, duke konfirmuar se fushat me dhè janë sipërfaqja e tij e preferuar. Djokovic luajti me hope, duke mos arritur dot të përballojë ritmin e diktuar nga Nadal.

Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë numri 4 në botë, gjermani Alexander Zverev. Zverev mposhti 3-1 në çerekfinale spanjollin carlos Alcaraz (6-4, 6-4, 4-6, 7-6).

Te femrat, dy gjysmëfinalistet e para janë Coco Gauff e Martina Trevisan. Gauff mundi 2-0 (7-5, 6-2) Sloane Stephens në derbin amerikan. Ndërsa italianiaTrevisn, surpriza e këtij turneu, mposhti 2-1 (6-2, 6-7, 6-3) kanadezen Leylah Fernandez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN