MENU
klinika

Mjekja që merr postin e zv/ministres

Ndryshime në kabinetin e “Shëndetësisë”

15.06.2022 - 18:23

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është emëruar në detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Entela Ramosaçaj.

Vendimi i firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj thuhet se ky emërim bëhet në mbështetje te nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

NJOFTIMI I PLOTE

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ