MENU
klinika

“Ishim shumë të veshur, jo të zhveshur”

Niko Komani i rikthehet polemikave për “Eurovision-in”

14.06.2022 - 09:44

Në një intervistë të dhënë së fundmi Niko Komani ka folur sërish për përfaqësimin tonë këtë vit ne Eurovizion.  Polemikat mbi performancën e Ronelës këtë vit në Eurovizion kanë qenë të shumta, duke e konsideruar atë si tepër provokuese dhe jashtë nivelit që ka formati. Si duket këto diskutime do vijojnë diskutimet për një kohë të gjatë. Niko u shpreh se Ronela jo vetëm që nuk ishte e zhveshur por madje e veshur më shume se duhej duke vënë në pah edhe standartet e dyfishta të fansave.

“Më habit që shohim femra të huaja mbase më të mbushura prapë me të njëjtën veshje dhe e pëlqejmë. Të huajin e adhurojnë duke mos u bezdisur por te shqiptari bezdiset shumë. Ishim madje shumë të veshur nëse disa thanë se ishim të zhveshur. Kishte pafund artistë ‘lakuriq’ sipas tyre, shqiptarët duan të mbulojnë të tyret, por adhurojnë ata të huaj që zhvishen”- tha Niko Komani.

Klaudia Pepa, ka folur pas pjesëmarrjes në Eurovizion për të njëjtën temë. Ndërsa koreografinë e krijuar prej saj, ajo e konsideroi energjike, sensuale dhe një bombë. Por të shumtë janë ata që nuk menduan njësoj, duke kritikuar koreografen dhe Ronelën në rrjetet sociale. Klaudia Pepa ka qenë koreografja e Ronelës dhe për këtë arsye njerëzit i janë drejtuar personalisht asaj për performancën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka kopjuar veshjen? Reagon Niko Komani

Po tani për çfarë e akuzuan Ronela Hajatin?

Vip-at nuk ja dalin dot pa të...

Niko Komani, ikona e modës shqiptare!