MENU
klinika

"Rusia, nuk i bëri mirë llogaritë"

Papa kundër luftës, por “jo” kundër Putinit

14.06.2022 - 15:19

        Papa Françesku dënoi “egërsinë dhe mizorinë” e trupave ruse në Ukrainë, ndërsa vlerësoi “heroizmin” dhe “guximin” e ukrainasve për të mbrojtur tokën e tyre.

“Ajo që po shohim është brutaliteti dhe egërsia me të cilën po zhvillohet kjo luftë nga trupat mercenarët, të përdorur nga rusët,” – tha Papa, në një bisedë me anëtarët e medies jezuite, zhvilluar muajin e kaluar, që publikua më 14 qershor.

Papa Françesku u tha gazetarëve që Rusia, mendonte se lufta do të përfundonte brenda një jave, “por i bënë llogaritë gabim”.

Pope Francis meets refugees from Ukraine during his general audience in the Paul VI hall at the Vatican March 30, 2022. The pope asked people to pray for his upcoming trip to Malta and to pray for an end to the “savage cruelty” of war. (CNS photo/Paul Haring)

“Ata u përballën një popull trim, një popull që po lufton për të mbijetuar dhe që ka një histori lufte”, – tha ai.

Ndërsa kritikoi ashpër pushtimin e Rusisë, Françesku këmbënguli gjithashtu, se nuk kishte “djem të mirë dhe të këqij” dhe se, Rusia në një farë mënyre, ishte provokuar nga zgjerimi i NATOS, në lindje.

Kreu 85-vjeçar i Vatikanit, tha se disa diplomatë i dallonin shenjat e një konflikti që po afrohej.

“Ndaj, dikush mund të thotë: “Po ju, jeni në favor të Putinit”!

Jo, nuk jam”, – tha Papa Françesku.

“Do të ishte e thjeshtë dhe e gabuar, të thuhej një gjë e tillë. Unë jam thjesht, kundër reduktimit të kompleksitetit në dallimin midis së mirës dhe së keqes, pa menduar për rrënjët dhe interesat, që janë shumë komplekse. Ndërsa shohim egërsinë, mizorinë e trupave ruse, nuk duhet të harrojmë problemet, në përpjekje për t’i zgjidhur ato.”

Në të njëjtën kohë, Françesku vazhdoi gjerësisht duke lavdëruar guximin e ukrainasve dhe ripohoi të drejtën e tyre për t’u mbrojtur, ndërsa dënoi ato që ai tha se ishin interesat financiare në luftë, nga prodhuesit e armëve, për të “testuar dhe shitur armë”.

Në intervistë, Papa konfirmoi se shpreson të takohet me Patriarkun rus Kirill, i cili, e ka justifikuar luftën e Rusisë në Ukrainë, kur të dy do të marrin pjesë në një takim ndërfetar në Kazakistan, në mes të shtatorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN