MENU
klinika

321 mln euro fitime nga vetëm 5 shitje

Pesë shitjet që e bëjnë Dortmundin më strategun

07.06.2022 - 18:49

Borussia Dortmund është klubi me strategjinë më fitimprurëse në merkato. Haaland ishte vetëm shitja e fundit e kësaj vere, por edhe pse flitet për një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk ka vendosur rekord.

Rekordin e shitjeve e mban Dembele, që u shit për 105 milionë euro te Barcelona, një rekord edhe sot e kësaj dite për Bundesligën. Por po të shohim pesë shitjet me vlerën më të lart vitet e fundit nga Dortmund, vëmë re se klubi gjerman ka përfituar 321 milionë euro.

Fitimin më të madh e ka pasur me Dembele, të cilin e bleu 15 mln euro dhe e shiti 105 milionë. Fitim plot 77 milionë euro edhe nga Sancho, që e bleu për vetëm 8 mln euro.

PESË SHITJET MË ME VLERË TË DORTMUND

E bleu Aubameyang për €13 M, e shiti tek Arsenal për €63 M

E bleu Haaland për €20 M, e shiti te Man City për €60 M

E bleu Pulisic për €250 k, e shiti te Chelsea për €64 M

E bleu Dembele për €15 M, e shiti te Barcelona për €105 M

E bleu Sanchon për €8 M, e shiti te Man Utd për €85 M

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ronaldo i pari, 31 gola para Leos

Shënuesit me kombëtaret, Messi ngjitet i katërti