MENU
klinika

Ronaldo i pari, 31 gola para Leos

Shënuesit me kombëtaret, Messi ngjitet i katërti

06.06.2022 - 17:24

Lionel Messi realizoi pesë gola mbrëmë në fitoren e Argjentinës ndaj Estonisë në miqësore me rezultat 5-0. Ylli argjentinas me këtë rast u bë golashënuesi i katërt më i mirë në histori në nivel të kombëtareve.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë arriti në kuotën e 86 golave nga 162 ndeshje të zhvilluara me Argjentinën. Me këtë rast, ai e kaloi legjendën hungareze, Ferenc Puskas, i cili i kishte shënuar 84 gola.

Ndërkohë, futbollisti i Paris Saint-Germainit mbetet prapa ish-sulmuesit të Malajzisë, Mokhtar Dahari, që i ka 89 gola dhe legjendës së Iranit, Ali Daei, i cili i ka shënuar 109 gola.

Listës i prin i padiskutueshmi Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë mbrëmë në duel me Zvicrën. CR7 në total i ka 117 gola me Portugalinë, 31 më shumë se Messi. Ish-futbollisti i Barcelonës mund ta kalojë shumë shpejt Daharin, por vështirë se do t’i mbërrijë Daein e Ronaldon duke e pasur parasysh se është 34 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miqësorja ku nuk “pipëtinë” tifozët

Brazili mposht Japoninë në Tokyo