MENU
klinika

“Është koha për të thënë po”

Presidenti i Këshillit Evropian thirrje për hapjen e negociatave

30.06.2022 - 16:39

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka bërë thirrje që të hapet rruga për bisedimin për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, si rrjedhojë edhe më Shqipërinë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se zgjidhja që propozon presidenti i Francës, adreson shqetësimet e shprehura. “Është koha për të thënë po”, shkruan Michel.

“Mirë se vini@Europe2022FR zgjidhje për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura. Ne jemi më afër sesa kemi qenë më parë: tani është koha për të thënë po”, shkruan Presidenti i Këshillit Evropian.

Me herët Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ndjen se ishte gjetur një zgjidhje me Bullgarinë për kuadrin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut.

“Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi,” tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Spanjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Flet Presidenti i Francës Macron: Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje