MENU
klinika

Reforma Territoriale

PS drejt “shkrirjes” së qarqeve, hedh idenë e rajoneve

14.06.2022 - 12:00

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se pas miratimit në Kuvend, nesër do të nisë punë Komisioni i Reformës Territoriale.

Teksa bëri të ditur që komisioni do të bëjë një hulumtim se si është zbatuar deri tani reforma territoriale, në të ardhmen mund të shihet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpunojnë me njera tjetrën në nivel rajonal.

“Është dakordësuar mbajtja nesër e mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale ku grupi i punës do të hartojë një projekt. Është e rëndësishme që ky komision të bëjë një hulumtim të punës së deritanishme. Zhvillimi rajonal duhet të jetë sfida jonë e përbashkët. Komisioni të shohë të gjitha mundësitë për të parë edhe një bashkëpunim rajonal mes bashkive. Në kuadër të procesit të integrimit europian, organet e qeverisjes vendore duhet ta përqasin rolin e tyre në nivel rajonal”, u shpreh Balla

Sipas tij “Besoj që këto 7 vite, kanë konfirmuar një përmirësim të shërbimeve publike në dobi të qytetarëve. A ka vend për përmirësi? Besoj që kryeministri ka qenë i qartë në kërkesën dhe llogaridhënien e kryetarëve të bashkive dhe i bashkohem apelit për përmirësim. Por e vërteta është se ku ishim dhe ku jemi diferenca është shumë e madhe. Deputetët duhet ta shohin si një detyrë ndaj qyretarëve dhe jo partiake. Vlerësimi im është që qarqet në modelin aktual kanë humbur peshën e tyre dhe dhe të gjejmë një mënyrë për të shkuar me një organizim më të mirë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Më jep një kalë, të të jap një mushkë”

Bylykbashi zbardh paktin Rama-Basha pasi kaloi me Berishën

Kume: Opozita nuk duhet t’i shmanget detyrimet kushtetuese

“Kriza brenda PD po shkakton vonesa në Reformën Zgjedhore”

“Veting për politikanët, SPAK të hetojë pasuritë”

Basha: Do zhbëjmë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut