MENU
klinika

Analiza

Pse Macron dhe Scholz po i “përulen” Rusisë?

06.06.2022 - 18:11

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz thanë javën e kaluar se Rusia dhe Ukraina duhet të arrijnë në një “armëpushim të negociuar” dhe asgjë nuk fiohet nga “poshtërimi” i Rusisë.

E premtja shënon ditën e 100-të që nga pushtimi i Rusisë. Shumica e studiuesve prisnin që Ukraina të shkatërrohej brenda disa ditësh.

Kjo nuk ka ndodhur, jo vetëm për shkak të udhëheqjes frymëzuese të Presidentit Volodymyr Zelensky.

Por mbështetja perëndimore për Ukrainën ka qenë gjithashtu jetike.

Pjesërisht me fjalë – duke treguar se ne e kuptojmë rëndësinë e do t’i kundërvihemi agresionit rus – por edhe me vepra, me armë dhe pajisje dhe një sërë sanksionesh për të goditur Putinin dhe miqtë e tij.

Në këtë aspekt, Britania mund të jetë krenare për rolin tonë, me Boris Johnson që ofron udhëheqje të vërtetë. Ne të paktën kemi qenë të vendosur në mbështetjen tonë.

Dhe ne e kuptojmë se lufta ka ndikuar ndjeshëm në krizën e kostos së jetesës.

Megjithatë, me gjithë këtë, ka qenë e qartë që në fillim se koalicioni që mbështet Ukrainën është larg të qenit i bashkuar.

Që në fillim, Macron ka kërkuar të prezantojë veten si një lloj shpëtimtari ndërkombëtar, duke i mbajtur të hapura “bisedimet” me Putinin, duke e takuar atë dhe duke folur vazhdimisht në telefon.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas e bëri të qartë këtë fundjavë se çfarë mendonte për Macron: “Nëse të gjithë flasin me të vazhdimisht, ai nuk merr mesazhin se është i izoluar”, tha ajo.

Për sa i përket shokut të tij, Scholz – në fundjavë u zbulua se Gjermania, turpësisht, nuk e ka mbajtur premtimin e saj për të dërguar armë antitank dhe anti-ajrore.

Ukraina i ka shkruar dy herë Gjermanisë duke kërkuar që ajo të mbajë urgjentisht premtimin e saj. Gjermanët në fakt i kanë injoruar ato. Nuk duhet të habitemi.

Gjermanët dhe francezët ishin prapa të ashtuquajturit proces i paqes në Minsk, i cili, i përkeqësoi gjërat për Ukrainën. Bisedimet e pafundme kishin për qëllim ndalimin e luftës në lindje të Ukrainës pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Ata nuk arritën asgjë – dhe ukrainasit besojnë se bisedimet e bindën Putinin se të përfshirët ishin të dobët, duke çuar në pushtimin e plotë të shkurtit.

 Scholz dhe Macron nuk janë vetëm në qëndrimin e tyre.

Forumi Ekonomik Botëror i javës së kaluar në Davos ishte shumë dëshpërues, pasi u tha Ukraina duhej të binte dakord për një lloj marrëveshjeje paqeje me Rusinë, duke hequr dorë nga disa territore për të shmangur dhënien e të gjithëve.

Njerëzit si Putini nuk qetësohen duke iu ofruar një shpërblim më të vogël për agresionin e tyre sesa shpërblimi që ata thonë se duan.

Kjo i lejon ata të marrin shpërblimin më të vogël dhe të kalojnë në sigurimin e atij më të madhin.

Siç tha Kallas: “Ne e kemi bërë këtë gabim tre herë më parë në rastet e Gjeorgjisë, Donbasit dhe Krimesë, që menduam se tani kemi një traktat paqeje, të gjithë qëndrojnë aty ku janë, dhe ne  kthehemi në punë si zakonisht. Sepse në ato territore që janë të pushtuara, mizoritë nuk do të ndalen nëse do të ketë paqe.”

Estonia është kërcënuar prej vitesh, kështu që ajo e di se çfarë flet.

Ukraina po bën rezistencë të mahnitshme, por Zelensky thotë se Rusia ka 20 herë më shumë armë se Ukraina.

Është për të ardhur keq që Perëndimi nuk ka ofruar më shumë ndihmë.

Rusia po fiton, dhe shumë vende nuk janë të gatshme të bëjnë sakrifica për të qëndruar pranë Ukrainës.

Të tjerët, si Hungaria, po bllokojnë në mënyrë aktive BE-në që të veprojë.

Njëqind ditë pas, ne duhet të sigurojmë që Ukraina të mos bëhet një konflikt i harruar.

Nëse Europa do të jetë e lirë nga agresioni rus, ne nuk kemi zgjidhje tjetër.

Nga Stephen Pollard

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al