MENU
klinika

Analiza

Qendra e gravitetit në BE po zhvendoset drejt lindjes!

04.06.2022 - 08:19

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, është thënë shpesh se qendra e gravitetit të Bashkimit Evropian është zhvendosur në lindje.

Dhe është e vërtetë – koha kur Parisi dhe Berlini mund të vendosin vetëm për të ardhmen e kontinentit ka përfunduar.

Në këtë fazë, janë vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore ato që do të kenë ndikim në rritje.

Megjithatë, ajo që vihet re më pak është se ky ndryshim në fakt nuk shënon një shkëputje me të kaluarën, por është më tepër një përshpejtim i tendencave që kanë qenë të dukshme për disa kohë.

E para ndër to është pesha ekonomike në rritje e Evropës Lindore.

Edhe pse viti 2022 nuk do të jetë një vit i mirë për ekonomitë e rajonit, tendenca makroekonomike e nivelit kombëtar në Evropën e shekullit të 21-të është konvergjenca.

Dhe shembulli i rajonit është Polonia, me rininë e saj shumë të kualifikuar, bazën industriale të forcuar – duke përfshirë sektorët më të avancuar si fintech dhe bioteknologjitë – dhe aftësinë për të tërhequr investitorë të huaj.

European right-wing leaders meet in Prague, slam EU and immigration | News  | DW | 16.12.2017

Kanë kaluar pothuajse 20 vjet që nga pranimi i tetë vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore në 2004, që do të thotë se këto vende tashmë e kuptojnë plotësisht se si të sillen në institucionet komplekse të BE-së dhe se gjenerata e tyre e parë e funksionarëve të BE-së ka arritur pozita kyçe.

Kjo shoqërohet me një ndjenjë që, ndryshe nga disa nga anëtarët themelues të projektit evropian, këta anëtarë më të rinj po zgjedhin të dërgojnë njerëzit e tyre më të mirë në Bruksel.

Këta liderë – duke përfshirë Prokuroren e Përgjithshme Evropiane Laura Codruta Kövesi nga Rumania dhe Zëvendës-Presidentin Ekzekutiv të Komisionit Evropia për tregtinë Valdis Dombrovskis nga Letonia – po bëjnë të ndihet prania e tyre brenda bllokut.

Së fundi, më pak e prekshme, por ndoshta edhe më e rëndësishme, është se kjo gjeneratë e re liderësh kombëtarë nga Evropa Lindore po tregon se zotëron cilësi që shpesh i mungojnë grupit të tyre evropianoperëndimor.

Evropianët lindorë zotërojnë një ndjenjë të tragjedisë së historisë, e cila u ka dhënë atyre një këndvështrim që sot duket pothuajse si mprehtësi gjeopolitike. Për shembull, kjo largpamësi, e mishëruar nga kryeministrja estoneze Kaja Kallas, bëri që shumë prej këtyre vendeve të punojnë paraprakisht drejt reduktimit të varësisë së tyre energjetike nga Rusia në vitet e fundit.

Duhet të theksohet gjithashtu se këta liderë shfaqin guxim të pazakontë përballë agresionit ose frikësimit.

Ne e kemi parë këtë në veprimet e Gabrielius Landsbergis, ministrit të jashtëm lituanez, kur ai forcoi lidhjet e Lituanisë me Tajvanin përballë kërcënimeve ekonomike kineze. Dhe duhet të jetë dashur shumë guxim, gjithashtu, që kryeministri i ri bullgar Kiril Petkov të mbështeste sanksionet evropiane kundër Moskës, pavarësisht lidhjeve të forta historike dhe ekonomike midis Rusisë dhe vendit të tij.

Por ndoshta tipari kryesor dallues i këtyre liderëve të rinj të Evropës Lindore është etja e tyre për të formësuar botën e së nesërmes.

Teksa perëndimi është ngopur nga dekada paqeje dhe prosperiteti, ata – me kujtimet e tyre më të fundit të pushtimit, privimit dhe vështirësive – janë të vendosur të jenë arkitektë të fatit të tyre.

Ky ndryshim i Evropës është sa i shëndetshëm dhe i nevojshëm.

Është gjithashtu jetike, megjithatë, që lindja në rritje të mos bjerë në grackën e përpjekjes për të ndërtuar udhëheqjen e saj morale dhe politike në kundërshtim me Evropën Perëndimore.

Lufta në Ukrainë ka testuar guximin e këtyre vendeve përballë Rusisë dhe u kujton atyre rëndësinë e marrëdhënieve transatlantike me të cilat ata janë aq të lidhur.

Megjithëse ka ilustruar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme strategjike të Evropës tek Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se kurrë, BE-ja duhet të jetë gjeopolitikisht më e fortë, më sovrane dhe strategjikisht më autonome.

Ky është vizioni që liderë si presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi po ndjekin. Dhe nuk është kundër Francës dhe themeluesve të tjerë të projektit evropian që Evropa Lindore mund të bëjë histori. Është me ta.

Jérémie Gallon është drejtor në McLarty Associates, një profesor ndihmës në Sciences Po dhe një anëtar në Këshillin Atlantik. Libri i tij i fundit është “Henry Kissinger, l’Europeen”.

Burimi: Politico.eu

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fushata e Guy Verhofstadt kundër Orban

“Orban do të shkatërrojë Evropën”

Sarrazi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Gjermania duhet të kthejë besueshmërinë që humbi BE”