MENU
klinika

“Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”

Rama poston videon me Kovaçevski dhe Scholz

12.06.2022 - 14:01

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Twitter me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz gjatë shtrëngimit të duarve në Selanik.

Rama shprehet e është për të qeshur dhe qarë histeria e disa personave në Shkup, pasi ironizoi bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve,”- shkruan Rama.