MENU
klinika

Plani i kampionëve të Spanjës

Real Madrid u mbyll derën dy yjeve në merkato

29.06.2022 - 11:10

Real Madrid është në pritje të caktimit të së ardhmes së lojtarëve të tillë si Ceballos, Marco Asensio, Mariano apo Jovic. Pasi të zgjidhet kjo çështje, Real Madridi do të vendosë nëse do të nënshkruajë apo jo me ndonjë tjetër, veçanërisht në sulm.

Nëse Jovic, Mariano dhe Borja Mayoral largohen, gjë që mund të ndodhë, Real Madrid mund të mendojë për një sulmues. Ose një njeri grupi nëse Marco Asensio më në fund largohet.

Edhe pse për momentin, kjo nuk ua prish gjumin drejtuesve të bardhë gjatë natës, duke pasur parasysh që me Rodrygo dhe Hazard-in e rilindur, do t’i kishin ato pozicione të mbuluara mirë. Pavarësisht gjithçkaje, drejtuesit e Real Madridit janë shumë të vëmendshëm ndaj merkatos së transferimeve në rast se do të krijohet një mundësi.

Salah dhe Dybala, të cilët kishin ëndërruar të mbërrinin në “Bernabeu”, nuk bëjnë pjesë në planet e “Los Blancos”. E njëjta gjë nuk ndodh me Gnabry, i cili mund të largohet nga Bayern me një çmim të arsyeshëm. Real Madridi nuk e përjashton ardhjen e tij, ndonëse edhe këtë pistë nuk e konsiderojnë thelbësore.

Lojtari që Carlo Ancelotti donte ishte Gabriel Jesus. Braziliani i Manchester City është gati të nënshkruajë për Arsenalin, jo sepse Real Madrid e përjashtoi, por nuk kishte zgjidhje tjetër. Me të gjitha vendet jashtë BE-së të mbuluara dhe duke pritur që Vinicius të marrë një pasaportë spanjolle, Real Madrid nuk mund të nënshkruajë me ekstra-komunitarë të tjerë si Gabriel Jesus, që ka pasaportë braziliane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën