Forcat RENEA kanë “blinduar” në mënyrë të befasishme këtë pasdite qytetin e Elbasanit, ndërsa mësohet se ky aksion ka për qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i artë”.
Burime bëjnë me dije se policia kishte informacion për vendndodhjen e Talo Çelës dhe mendonin se e kishin lokalizuar, por sërish ai nuk është gjetur nga policia.
Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar mbi 5 persona, por mes tyre nuk është as i shumëkërkuari Talo Çela, e as Suel Çela.
Ndërkohë mes personave të shoqëruar është edhe Klement Xhaferri, i njohur si krahu i djathtë i Suel Çelë. Gjatë momentit të shoqërimit, ai ishte duke lëvizur në Elbasan me makinën e tij.