MENU
klinika

Po vjen dasma?

Rita Ora dhe Taika Waititi, thonë “Po”!

09.06.2022 - 11:38

Rita Ora dhe Taika Waititi thuhet se kanë të vendosur të martohen pasi ja kanë bërë pothuajse njëkohësisht pyetjen njëri-tjetrit.

Këngëtarja britanike dhe regjisori i Zelandës së Re, thuhet se po planifikojnë një ceremoni të afërt jashtë vendit përpara se të festojnë me kolegët e tyre “A-listers” në një festë të madhe në Londër më vonë këtë vit.

Kuptohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe The Voice Australia, dhe Taika, i cili po planifikon një varg filmash, shpresojnë të lidhin martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.

Një mik i tha The Sun: “Kjo nuk ka të bëjë që ata të bëjnë një gjë të madhe spektakolare. Bëhet fjalë vetëm për ta që janë të dashuruar dhe vendimin se është koha e duhur për të zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Ata nuk mund të ishin më të lumtur”.

“Nuk ka asnjë unazë. Ata thjesht u afruan gjithnjë e më shumë dhe i thanë njëri-tjetrit pothuajse njëkohësisht: “Unë dua të martohem me ty.”

Miku shtoi se ka ‘disa detaje të tjera’, por dasma ‘do të vijë së shpejti’.

Në gusht, çifti, i cili filloi të takohej në mars 2021 pas takimit në Australi, u tha se po ecnin aq shpejt në marrëdhënien e tyre sa filluan të diskutonin martesën, tha një burim për New Idea.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në mbështetje të Anglisë

Rita Ora përgatitet për finalen e madhe

A do të jetë ky trendi i ri?

Rita Ora debuton me pamjen e pazakontë