MENU
klinika

Nafta shkoi në 265 lekë për litër

Rritja me 7 lekë, çmimi i ri më i lartë se ai në muajin mars

18.06.2022 - 10:50

Një litër naftë kushton 7 lekë më shumë. Bordi i Transparencës ka miratuar një ditë më parë çmimet e reja, të cilat vijojnë të njohin rritje, pavarësisht rënies së çmimit të naftës në bursë.

Kështu, prej së premtes, çmimi i naftës, nga 258 lekë që ishte, është bërë 265 lekë, ndërsa në bursë një fuçi tretohet me 118 dollarë, që do të thotë se është jo shumë larg nivelit të paraluftës.

Çmimi i ri, i fiksuar nga Bordi, është më i lartë se ai i vendosur në muajin mars të këtij viti, që solli edhe protesta disaditore përpara ambienteve të Kryeministrisë.

Por përpos kësaj tendence në rritje, ajo që vihet re tjetër është se ka një rënie në vlera shqetësuese, sipas gjykimit të ekspertëve, të importit të hidrokarbureve.

BORDI

Çmimi i benzinës ka pësuar një ulje modeste, me vetëm 2 lekë, ndërsa ka mbetur i pandryshuar çmimi i tregtimit të gazit.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 qershor dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftimin zyrtar ku apelohen kompanitë që të reflektojnë çmimet e reja, në të të kundërt do të përballen me penalitete.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit”.

ÇMIMET

Tarifat e reja shihen me dyshim nga ekspertët, sa kohë që çmimi në bursë ka arritur nivelin e paraluftës.

Sipas tyre, qeveria ngriti Bordin e Transparencës, me qëllimin për të mos lejuar abuzimet, por deri më sot, sipas tyre, nuk është bërë publik se sa është çmimi i importit të naftës. Por Shoqata e Hidrokarbureve ka argumentuar më herët se shtrenjtimi i mëtejshëm i çmimeve ka ardhur për shkak të rritjes që ka njohur nafta e përpunuar.

“Fuçia është tregues i naftës së papërpunuar dhe kjo po bie (edhe pse jo kushedi se çfarë) pasi rafineritë nuk po e kërkojnë, sepse me këto çmime, ato dalin me humbje. Nafta për transport, pra për makina, ndryshe nga ajo në fuçi, në treg varet nga kuotimi që i bëhet çdo ditë çmimit në publikimin e çmimeve PLATT’S dhe bëhet në USD për ton.

Ky çmim po rritet pavarësisht se nafta e papërpunuar (fuçia) ka pësuar pak rënie, kjo se duke u ulur kërkesa për naftë të papërpunuar (fuçi), rafineritë po krijojnë mungesë në treg të naftës për transport”. Sipas shoqatës, fiksimi i çmimeve ka bërë që kompanitë që operojnë në treg të shesin me humbje.

“Kushdo mund të verifikojë nga bilancet e kompanive se mesatarisht 5 lekë për litër shpenzime operative nuk u lejohet kompanive t’i përfshijnë në çmimin e tabelës. Nga korrigjimi i çmimit i datës 1.6.2022, çmimi i publikuar në ‘Platt’s’, në USD për ton, tregon se nafta për makina është rritur me + 26 $/toni dhe benzina + 17,5 $/toni. Vetëm për këtë efekt, kompanitë shesin me humbje -3 lekë/litër naftën dhe -2,7 lekë/litër benzinën”, thuhej në reagimin e bërë disa ditë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendosen çmimet e reja të karburanteve

Nafta do të shitet me 237 lekë/litri nga sot deri në…

Pas vendimit të fundit të Bordit

Çmimet e naftës arrijnë rekordin


“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit