MENU
klinika

Gjendet një kufomë pa kokë dhe pa këmbë

Selaniku tronditet nga skena horror

19.06.2022 - 11:54

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selanikun teksa është gjetur një kufomë pa kokë dhe pa këmbë.

Autoritetet e Selanikut janë njoftuar për gjetjen e trupit në zonën e Kalochorit, kur një peshkatar ka hasur mëngjesin e sotëm kufomën në zonën detare të Kalochorit në drejtim të Halastrës, shkruajnë mediat greke.

Kufoma e cila është në kalbje të avancuar, nuk ka as kokë dhe as këmbë. Forcat e Rojës Bregdetare ndodhen në vendngjarje dhe po mbledhin informacione. Trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore të Selanikut.