MENU
klinika

E firmosur nga portugezi

Shet fanellën e Ronaldos për të ndihmuar Ukrainën e tij

28.06.2022 - 10:53

14-vjeçari nga Ivano-Frankivsk, i cili quhet Volodymyr Romanchuk, shiti fanellën me autograf të futbollistit Cristiano Ronaldo në një ankand bamirësie për të ndihmuar ushtrinë ukrainase.

Blerësi e mori për 70 mijë hryvnia (shumë e barabartë me afërsisht 2200 euro), siç raportohet nga ekipi i Qendrës Koordinuese “Save Ukraine Noë”.

Fanella e kampionit portugez është veshur prej tij gjatë ndeshjes kualifikuese të “Euro 2022” ndërmjet ekipeve kombëtare të Portugalisë dhe Ukrainës, e cila u zhvillua më 22 mars 2019 në Lisbonë.

Fondet e mbledhura do të përdoren për blerjen e ilaçeve të ushtrisë ukrainase, veçanërisht për nevojat e mbrojtjes territoriale dhe ushtarake të forcave të armatosura të Ukrainës në Ciscarpath, në perëndim të vendit.

Vetë Cristiano Ronaldo i përshëndeti pjesëmarrësit në ankandin e bamirësisë, në të cilin bluza e nënshkruar prej tij u shit për 70.000 UAH. Qendra Koordinuese “Save Ukraine Noë” bëri me dije përmes Facebook:

“Kemi një lajm të pabesueshëm. Historia me fanellën arriti deri te Cristiano Ronaldo dhe sot morëm reagimin e mëposhtëm nga futbollisti legjendar portugez, që na shkruajti: ‘Shpresoj që fanella ime e ndeshjes me Ukrainën në vitin 2019 t’i ndihmojë të rinjtë që të kenë një të ardhme më të mirë. Dua të përgëzoj Federatën e Futbollit të Ukrainës për këtë veprim. Duke u lutur për paqe, Cristiano Ronaldo’”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën