MENU
klinika

Marrëveshja mes dy qeverive

Shqipëri-Kosovë pa kufij për festat zyrtare dhe fundjavave

20.06.2022 - 12:07

Shqipëri-Kosovë nuk do të ketë praktikisht kufij për festat zyrtare dhe në fundjave.

Ministri i Brendshëm Bldi Çuçi ka prezantuar sot marrëveshjen që do nënshkruhet për krijimin e lehtësirave të kalimit në kufirin Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas.

“Protokolli i parë që do nënshkruajmë me homologun Svelça që përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht.

Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”, tha ministri Çuçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Rama propozon mbajtjen e Kuvendit të përbashkët me Kosovën