Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin në Ligën e Kombeve kundër Islandës më 6 qershor dhe, me përjashtimin e Rusisë, shanset për të fituar grupin janë të mëdha.
Fitimi i grupit në Ligën B, ku ndodhet Kombëtarja sjell 2 përfitime të mëdha për kualifikimin në Europianin e 2024-s, shorti i të cilit do të hidhet në muajt në vazhdim.
Nëse Shqipëria del e para e grupit, kalon automatikisht në vazon e dytë të kualifikueseve. Atëherë në momentin që do të hidhet shorti, kuqezinjtë do të kenë mundësinë të bien në grup vetëm me një skuadër të fortë, ndërsa skuadrat e tjera që do të shortohen në grup do të jenë në vazon e tretë, e katërt dhe me radhë.
Kjo do të ishte një mundësi e mirë, pasi kur të hidhet shorti i ndarë me 10 grupe, do të kualifikohen në europian vetëm dy vendet e para që do të formojnë 20 ekipet, një prej tyre është Gjermania si vend pritës dhe ndërkohë që nga Liga e Kombeve dalin katër të tjerat.
Me formatin aktual, Shqipëria pothuajse është e kualifikuar në “play off”-et e Europianit. Si? Nga 10 grupet e kualifikuese vetë Europianit kalojnë dy vendet e para të çdo grupi për të formuar 20 ekipet që kualifikohen në Europian dhe katër të tjerat dalin nga “play off”-i i Ligës së Kombeve.
Liga e Kombeve është e ndarë në katër liga: A, B, C, D. Çdo ligë ka nga katër grupe, përveç Ligës D që kady grupe. Shqipëria është shortuar në Ligën B, Grupi 2.
Nëse nga kualifikueset e Europianit do të kalojnë 20 ekipe dhe ato do të jenë 16 skuadrat e Ligës A, që praktikisht janë kombëtaret e mëdha, atëherë 4 skuadrat e tjera do të jenë ato që janë pozicionuar më mirë në çdo grup të Ligës B, praktikisht vendet e para të grupit.
Por edhe pas kësaj mbeten edhe katër ekipe të tjera qëdo të shkojnë në “play off”-ine Europianit, që sipas formatit aktual shkojnë vendet e dyta të grupeve në Ligën B.
Kështu që, edhe nëse Shqipëria nuk fiton grupin në Ligën e Kombeve me Izraelin dhe Islandën, edhe vendi i dytë në grup mund ta kualifikojë për në “play off”.
Cili skenar mund ta shmangë këtë? E vetmja mundësi që ky skenar të mos funksionojë është që një nga ekipet që pozicionohen në Ligën C apo D të Ligës së Kombeve të zërë vendin e parë apo të dytë në kualifikueset e Europianit.