MENU
klinika

Mungojnë 3 lojtarë ofensivë

Islanda, shansi për sulmuesit si Vrioni e Seferi

04.06.2022 - 16:06

Kombëtares shqiptare do t’i mungojnë tre sulmuesit kryesorë në ndeshjen ndaj Islandës: Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj. Sokol Cikalleshi shihet si titullar i padiskutueshëm, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë partneri në sulm.

Të renditur mes lojtarëve më të rëndësishëm në kampionatet respektive, por në Kombëtare hapësirat kanë qenë pakta për ta, Taulant Seferi dhe Xhakomo Vrioni e kanë pasur të vështirë të mposhtin konkurencën në sulmin kuqezi.

Të dy kanë qenë pika kyçe për ekipet e tyre, njëri për Tiranën dhe tjetri për Tirolin, por në grupin kuqezi zgjedhjet në fazën offensive kanë qenë të tjera.

Por tani situata ndryshon tërësisht dhe Edy Reja ka vendosur t’u japë mundësinë e tyre, edhe për faktin se nuk ka alternativa. Seferi dhe Vrioni vijnë në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjet e Ligës së Kombeve si golashënuesit e kampionateve respektive, duke shpresuar që marrëdhënien me golin ta vazhdojnë edhe në arenën ndërkombëtare.

Të ndihmuar edhe nga fati, të dy sulmuesit shqiptar do të kenë mundësinë për të qenë në fushë në ndeshjet e radhës, teksa Cikalleshi qendron si i vetmi konkurrent në rolin e tyre, për të treguar se sa u “vlen lëkura” si dhe për t’i dhënë një mesazh Rejës se e meritojnë ftesën për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN